Përgatitet lirimi i djalit të Nehat Kullës, banka nuk “identifikon” dot kartëmonedhat...

Përgatitet lirimi i djalit të Nehat Kullës, banka nuk “identifikon” dot kartëmonedhat e vjedhura

64
0
Shares

Banka e nivelit të dytë e grabitur gjatë gushtit, i ka kthyer përgjigje prokurorisë,  e cila po përplaset me mbrojtjen që pretendon se paratë e sekuestruara në banesën e njërit prej të akuzuarve janë të ardhura prej qirave.
Burimet nga Prokuroria shpjeguan se banka sqaron se nuk mund të identifikojë nëse nga 16 mijë dollarët dhe gati 4 mijë euro e gjetura në shtëpinë e Robert Kullës janë apo jo valutë e saj.
Ne kishim shpresë, tha një pjesëtar i grupit të hetimit, të konfirmonim burimin e këtyre të ardhurave , por banka ka informuar hetuesit se paratë nuk kishin as numër serie dhe as ndonjë shenjë tjetër dalluese.
Për vjedhjen e gati 200 mijë eurove ndodhen të arrestuar tre persona, Alan Babameto, Robert Kulla dhe Roland Liti. Kulla,  djali i Nehat Kullës, i njohur ndryshe si “Gjenerali”, në Shkallën e Parë u la në arrest me burg me afat 30-ditor pikërisht për këtë shkak.
Masa me afat u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit pasi Prokuroria nuk kishte marrë ende përgjigje nga banka. I dyshuari këmbëngul se paratë e sekuestruara janë të ardhura nga qiratë e dy objekteve , por deri më tani Prokuroria ka si provë të fortë kundër të dyshuarve, një shenjë gishti që i përket Roland Litit, e konstatuar në vendin ku grabitësit kishin gërmuar për të hapur një tunel, si edhe qelizat e telefonit.
Të dhënat telefonike tregojnë se të pandehurit janë ndodhur në zonën e ish-Bllokut  në kohën kur ka ndodhur grabitja e bankës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY