Sot nga ana Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative si dhe falë një operacioni të mirëorganizuar , u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Pajtim Aga , 47 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij , iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi 320 gramë e dyshuar lëndë narkotike “kokainë” e paketuar.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/