Ardonita Sabedini, u bë e njohur në rrjetet sociale pasi një vit më parë, u shpall maturantja e vitit në Kosovë. Historia e saj u kthye në një frymëzim sepse ndonëse me nanizëm (prapambetje në rritje), ajo ka treguar se çdo gjë është e mundur.
Ardonita ishte një nga personazhet e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, e cila ftoi një tjetër vajzë shqiptare me nanizëm, e cila nuk kishte pasur fatin e saj. Bëhet fjalë për Artjolën nga Librazhdi, e cila në studion e “E diela shqiptare”, rrëfeu për diskriminimin që i bëhej për shkak të gjatësisë. “Jam ndier e përbuzur. Për t’i shmangur komentet qëndroja në shtëpi.”-tha Artjola. Ka qenë 18-vjeçarja nga Gjilani ajo që i ka shprehur asaj mbështetjen dhe gjithashtu i ka dhënë një mësim të gjithë shoqërisë shqiptare, përsa i përket diskriminimit.
“Gjatësia nuk më pengon për asgjë, jam krenare për gjithçka që më ka falur Zoti.”-tha Ardonita në emision, duke shpjeguar se në qytetin e saj në Gjilan, ajo nuk është ndier kurrë e diskriminuar. 18-vjeçarja rrëfeu se nëpërmjet rrjetit social Facebook, ajo ka mundur të njihet me Artjolën. Kjo e fundit i ka treguar për vështirësitë që ka hasur për shkak të diskriminimit dhe kjo ka qenë arsyeja përse Ardonita e ftoi atë në “Ka një mesazh për ty”.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/