47vjeçari i arrestuar sot në Kurbin qw u kap me 320 gramë kokainë, rezulton se është vëllai i kreut të Komisariatit të Policisë Dibër, Robert Aga.
Pajtim Aga, u arrestuar nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjet sasia e kokainës.
Aga, banues në Tiranë, u arrestua në Lezhë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij , i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale kokaina e paketuar. Policia dyshon se Aga merret me shpërndarjen e drogës. Ndaj 47vjeçari do të rëndojë akuza e “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/