Rastet e larta me koronavirus, Maqedonia e Veriut po shkon drejt orës...

Rastet e larta me koronavirus, Maqedonia e Veriut po shkon drejt orës policore

159
0
Shares

Rritja e numrit të rasteve ditore me koronavirus në Maqedoninë e Veriut duket se do rë riktheje orën policore në vend.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një konferencë për mediat këtë të hënë ka paralajmëruar vendosjen e masave të reja kufizuese, të cilat pritet të miratohen nesër në seancën plenare.

Filipçe, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, në të kundërtën sipas tij nuk përjashtohet mundësia që si hap i ardhshëm të jetë edhe ora policore.

Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomik të punojnë deri në ora 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe online, varësisht nga procesi i punës. Nesër në procedurë të shkurtër para deputetëve do jenë propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Kufizimi i tubimeve familjare, është një pako që mund të ndikoj në uljen e numrit të të infektuarve. Më lejoni të drejtoj një apel tek qytetarët, situata është serioze, hapi i ardhshëm do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes, gjegjësisht orë policore”, ka thënë ministri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY