Yuri Kim ‘shton’ presionin: Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda fundit të vitit

Yuri Kim ‘shton’ presionin: Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda fundit të vitit

170
0
Shares

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim i ka kërkuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të vlerësojë menjëherë kandidatët e rinj për Gjykatën Kushtetuese të propozuar tani nga Presidenti dhe Parlamenti.

Ambasadorja Kim, në twitter në gjuhën angleze në adresën e saj shkruan: “Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim këto dy institucione që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet ta ketë të ngritur Gjykatën Kushtetuese në fund të vitit”.

Aktualisht gjykata ka vetëm katër anëtarë, nga të cilat tre te emëruar dhe Vitore Tusha, e cila kryen njëherazi edhe detyrën e Drejtueses së Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi.

Numri i dosjeve që presin për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese ka shkuar afërsisht në 200, numër i cili pritet të rritet me shpejtësi për shkak të zgjerimit të subjekteve, të cilët kanë të drejtë sipas ligjit të vënë në lëvizje Kushtetuesen.

Sipas njoftimit nga ana e Kuvendit, janë renditur në listën propozuese: 1. Altin Binaj, 2. Ardita Buna Alsula, dhe 3. Ilir Haznedari.

Gjykata Kushtetuese nuk kryen ende funksionin e saj pas krijimit të vakancave dhe mbarimit para afatit ligjor të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY