“Kishte lidhje me një djalë, familja nuk e pranonte”,Zhduket 19-vjeçarja shqiptare në...

“Kishte lidhje me një djalë, familja nuk e pranonte”,Zhduket 19-vjeçarja shqiptare në Greqi

394
0
Shares

Një 19-vjeçare shqiptare është zhdukur në Greqi. Mësohet se e reja Artemis Vasilis, 3 ditë më parë doli nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune dhe nuk është kthyer më në banesë.

Kanë qenë familjarët e saj, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Sipas familjarëve, vajza kur doli nga shtëpia kishte veshur një palë pantallona të zeza, këpucë në ngjyrë të bardhë dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Ndërkohë mësohet se e reja kishte një lidhje dashurie me një djalë 24-vjeçar, të cilën nuk ia kishte pranuar familja.

Nuk dihet nëse zhdukja e saj ka lidhje me këtë gjë, megjithatë familjarët i kanë vënë në dispozicion këtë fakt policisë.

Tashmë u bënë 3 ditë që familja e saj nuk ka asnjë informacion për të. Sakaq edhe miqtë e saj kanë nisur kërkimet për të.

/DRONI.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY