‘“75 milionë për inceneratorët, por vendi është i mbytur në plehra’,...

‘“75 milionë për inceneratorët, por vendi është i mbytur në plehra’, Basha: Peshku i madh po kërcen nga belaja

117
0
Shares

Në lidhje live nga selia e PD, lideri i opozitës Lulzim Basha foli sot për inceneratorët në një intervistë me gazetarin Enkel Demi në Abcnews. Basha akuzoi qeverinë për keq-menaxhim të situatës së pandemisë, ndërsa shtoi se shumë biznese janë në një krizë të thellë ekonomike.

Po ashtu kryedemokrati rikujtoi planin me pesë pika të propozuar nga PD, duke theksuar se nëse do të ishte marrë në konsideratë nga qeveria atëherë shumë familje do të ishin ndihmuar.

I ndalur tek inceneratorët, Basha tha se qytetarëve shqiptarë i janë marrë 75 milion euro për tre inceneratore, dy prej të cilëve sipas tij nuk ekzistojnë.

Territori kontrollohet nga njerëz që kanë frikë dhe që fshehin diçka, ndryshe nuk kanë se të kenë frikë. Një nga aspektet më të rëndësishme të mirë menaxhimit të pandemisë është të sigurojmë që të ndihmohen qytetarët.

Shqipëria është goditur shumë rëndë nga kjo krizë. Ndaj kemi dalë me një propozim konkret i cili do të ndihmonte qytetarët. Edhe Serbia nuk ka rënie, por rritje edhe gjatë kësaj situate në pandemi.

Qeveria edhe në këtë kohë pandemie taksat ka vijuar ti vjelë, në disa zona që kam vizituat kam parë se gjendja e bizneseve është e mjerueshme, varfëria ka rritur nivele therëse. Nëse do të merrej në konsideratë plani ynë me 5 pika çdo familje do të ndihmohej. Pyetja është çfarë bën qeveria me taksat që mbledh?

Analizat e bëra nga Ministria e Financës tregojnë se një shumë e madhe ka shkuar tek inceneratorët e plehrave dhe kjo është arsyeja se përse kjo çështje këto javë ka dominuar në diskursin tonë politik”, tha Basha.

Gjatë intervistës lideri i opozitës gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi tha  Tirana Fieri nuk kanë inceneratorë edhe pse paratë sipas tij janë marrë.

As Tirana as Fieri nuk kanë inceneratorë edhe pse paratë janë marrë. Pyetja është ku shkuan paratë dhe përse u morën pa tender, pa asnjë tender. Këto janë pyetje për të cilat qeveria duhet japë përgjigje. Kanë marrë 75 milion euro, por kanë investuar 20%, ku është pjesa tjetër e parave. Por megjithëse janë investuar kaq shumë, Shqipëria është e zhytur në plehra.

Shqiptarëve i janë marrë 75 milion euro për tre inceneratore, dy prej të cilëve nuk ekzistojnë. Këto tre inceneratorë janë mjaftueshëm për  të plehrat e Shqipërisë, Greqisë, apo edhe një pjesë të Italisë. Pyetja është, kush është peshku i madh në Shqipëri?! Unë mendoj që peshkun e madh e pamë të kërcente nga belaja në një nga studiot në Shqipëri.

Mendoj se të gjitha këto na çojnë tek një person që ka një pushtet dhe është Edi Rama. Kush tjetër mund ta bëjë gjë të ndodhë”, tha Basha

Pjese interviste:

Lulzim Basha: Mua ekspertët më thonë diçka që në 70 km2 pakashum që ndodhen afër njëri-tjetrit këto inceneratorë janë të mjaftueshëm për të djegur plerat e Shqipërisë, Greqisë dhe një pjesë të madhe të Italisë.
Enkel Demi: E kuptova.
Lulzim Basha: Pra janë më shumë. Se çdo t’i duheshin Shqipërisë edhe sikur kjo të ishte strategjia e duhur.
Enkel Demi: Futja në loje e….
Lulzim Basha: Ju keni akses te ekspertët e ambientit që njohin këto shumë mirë dhe këta mund ta shpjegojnë shumë më mirë se unë. Se këtu ka më shumë se një aferrë e vjedhjeve dhe grabitja e taksave të shqipëtarëve, këtu mesa duket kemi të bëjmë me një aferë ku është futur dhe mafja e plehrave ndërkombëtare e cila ka dashur të bashkëpunoj me qeverinë aktuale të bjerë në Shqipëri plehrat e vendeve të tjera dhe do t’u japë një shembull se kjo ikën shpesh vëmëndjes së publikut dhe për faktin sepse shumë media e censurojnë këto lajme. Në Tiranë funksionojnë prej kohësh një kompani e përbashkët midis Bashkis së Tiranës dhe Bashiksë së Veronës që quhet “Eco Tirana” më duket për pastimin e qytetit e firmosur nga kryebashkiaku aktual me Veronë edhe çfarë ka ndodhur. Në Verona, kompania mëmë e “Eco Tiranës” deri para pak kohësh drejtohej nga një zotëri me mbiemër Milioraci. Milioraci është arrestuar nga antimafia italiane si koka e Ndraketës në Veraona dhe kryetari i bashkisë në Verona që drejtonte bashkinë gjatë kohës që fuksiononte kjo kompani në drejtimin e Miliracit po ashtu është arrestuar nga anti-Mafia Italiane. Ndërkohë këtu kompania B vazhdon e pashqetësuar. Në Zimbatve zoti Demi, është arrestuar. Është arrestuar ministri për një aferrë për inceneratorrët ku përfshihen të njëjtat persona që janë përfshirë dhe në Shqipëri. I vetmi vend ku nuk ka asnjë veprim të drejtësisë është Shqipëria, dhe pyetja është se kush është peshku i madh në Shhqipëri. Cili është peshku i madh në Shqipëri që ka bërë të mundur, kush e ka fuqinë në këtë vend që të bëjë të mundur që brenda një dite të vetme qeveria të marri 16 apo 17 vendime dhe t’i japi një personi pa asnjë përvojë kontrata të tilla.
Enkel Demi: Cili është peshku i madh?
Lulzim Basha: Unë mendoj që peshkun e madh e pamë të kërcente nga belaja të enjten e kaluar në një nga studio kryesore televizive në Shqipëri dhe shumë njerëz thonë, që mund të kenë pikëpyetje pse e bëri atë sjellje. Besoj se kur i kuptojmë gjithë këto të dhëna, kur i marrin 75 milionë euro një personi të vetëm pa tender pa garë.
Enkel Demi: Edi Rama?
Lulzim Basha: Në një industri e cila në mënyrë tipike shënjestrohet nga mafia e plehrave dhe që nuk jep asnjë llogari dhe që përzën apo përpiqet të kërcënoj përfaqësuesit e opozitës kur shkojnë të denancojnë sepse po mos kishte gjë pse do silleshin në mënyrë të tillë.
Enkel Demi: Pra ju akuzoni Edi Ramën?
Lulzim Basha: Një person që ka gjithë këtë pushtet, peshku i madh është Edi Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY