Deputeti Enkelejd Alibeaj ka denoncuar nëpërmjet një videoje marrëveshjen për krijimin e kompanisë publike “Eco Tirana” për pastrimin e Tiranës dhe diferencimin e mbetjeve, ku 49% të aksioneve i ka kompania veroneze e plehrave.
E ideuar nga Edi Rama dhe realizuar nga Erion Veliaj në bashkëpunim me ish-kryetarin e bashkisë së Veronës i cili po hetohet nga antimafia italiane kjo kompani konsiderohet aferë mafioze.
Flavio Tosi është në arrest shtëpie e po hetohet nga antimafia italiane pasi dyshohet se kompaninë e plehrave të Veronës e ka vënë në shërbim të Ndraghetës. Ndër të tjera ai akuzohet për pjesëmarrje më përvetësim të fondeve publike.
Sipas Alibeaj është koha që SPAK-u të zgjohet nga gjumi toksik i plehrave e të veprojë pasi afera mafioze e pastrimit të Tiranës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar.
https://www.facebook.com/1381037098893209/posts/2634137440249829/?sfnsn=mo
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/