Ish-ministri rreshton kompanitë e fuqishme që janë larguar nga Shqipëria, ironizon Rilindjen...

Ish-ministri rreshton kompanitë e fuqishme që janë larguar nga Shqipëria, ironizon Rilindjen për mandatin e tretë

184
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një shkrim në mediat sociale ka renditur disa kompani të fuqishme ndërkombëtare në fushën e investimeve, të cilat janë larguar nga vendi jonë.

Manjani shkruan se të gjitha këto kompani të mëdha janë larguar nga Shqipëria e udhëhequr nga Rilindja. Më tej duke ironizuar situatën Manjani shton se në mandatin e tretë do të kalojmë 100% me forcat tona.

Hochtief; Deutch Telekom; Porr; Strabach; Praktiker; Hygea; Societe General; Credite Agricole; Aktor; Sheraton; Shell, Ennel dhe me siguri ka emra të tjerë kompanish të huaja që mua smë kujtohen.

Të gjitha këto kompani të mëdha janë larguar nga Shqipëria e udhëhequr nga Rilindja. Ah, të mos harrojmë dhe ONMIX kompaninë që do ndërtonte në Gjirin e Lalzit, pronarin e të cilit e rrahën paq. E larguar dhe kjo…

Në infrastrukturë ska më asnjë emër të madh që të shfaqë edhe interes. Shteg i mbyllur aty!!! Besoj memoria e secilit prej nesh ka emra të tjerë në shtesë të kësaj liste të shpejtë.

Jam i bindur që memoria e partive të opozitës ka më shumë informacion, se si emra të mëdhenj të bisnesit u zëvendësuan me OFFSHORE dhe jo vetëm..Mandatin e tretë do kalojmë 100% me forcat tona”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY