FOTO/Ky është autori i dyshuar i ekzekutimit të biznesmenit në Himarë, fjalët...

FOTO/Ky është autori i dyshuar i ekzekutimit të biznesmenit në Himarë, fjalët e para të tij gjatë arrestimit

358
0
Shares

Personi që shihni në foto është Kliti Leka, autori i vrasjes së biznesmenit 51-vjeçarit Niko Goro. Ngjarja e rëndë që terrorizoi sot Himarën ndodhi rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille.

Autori i dyshuar ishte parë që mbrëmë në Himarë ku dyshohet se po përgatiste vrasjen e Goros. Më herët ka patur një konflikt fizik mes tyre.

Në momentin e kapjes, policia i sekuestroi Lekës edhe një pistoletë si edhe një automatik tip kallashnikov.

Mësohet se autori Kliti Leka, nip në Himarë,  ka deklaruar se “I kam dhënë tokën, më kishte lekë borxh. Më ka marr tokën.”

Motivi i vrasjes mendohet se është një konflikt për pronën dhe se Goro i kishte autorit 70 mijë euro borxh.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY