Presidentit i Republikës Bujar Nishani dërgoi mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kryetarit të bashkisë Kolonjë, Arben Malo.
“E nderuara familja Malo,
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kryetarit të bashkisë Kolonjë, në kohën kur më së shumti mund të jepte për familjen e tij të nderuar dhe banorët e trevës ku ai u lind dhe u rrit.
Kontributi i tij në komunitet do të mbetet përherë në mendjet dhe zemrat e bashkëqytetarëve të tij.
Dëshiroj që në këto momente të vështira t’i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Kolonjës.
Shpirti i Arbenit u prehtë në parajsën e përjetshme!
Bujar Nishani”
Ndersa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përcolli një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta e kryebashkiakut të Kolonjës, Arben Malo.
Në një status në faqen e tij në “Twitter”, Basha shpreh ngushëllime për familjarët e Malos edhe në emër të forcës politikë që ai drejton.
“Në emrin tim dhe PD ofroj ngushëllimet e mia familjes së kryebashkiakut të Kolonjës z.Arben Malo për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta”, shkruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryebashkiaku i Kolonjës, Arben Malo humbi jetën mbrëmjen e djeshme, në moshën 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/