Basha:75 milion euro për ndërtimin e inceneratorëve një kompanie krijuar 24 orë...

Basha:75 milion euro për ndërtimin e inceneratorëve një kompanie krijuar 24 orë para

121
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot se 75 milion euro për ndërtimin e inceneratorëve iu dhane një kompanie krijuar 24 orë para. PPP-të e inceneratorëve i janë dhënë një kompanie me aksionerë në parajsat fiskale, shpjegoi Basha.

Gjatë diskutimit me gazetarët në studion e Zonë e Lirë, kryetari Bash aka nxjerrë detaje nga afera e inceneratorëve. Sipas Bashës 75 milion euro të taksave të shqiptarëve iu janë dhënë komapniveqë skanë bërë asnjë punë dhe që janë krijuar vgetëm 24 orë para se të jepej tenderi. Basha tregoi edhe dokumentin që provon pikërisht rastin e aferës së inceneratorit të Fierit.

Lulzim Basha: Të tre të ashtuquajturit inceneratorë, ku dy nuk ekzistojnë fare, Tirana dhe Fieri nuk ekzistojnë. Janë dy karabina ku nuk ekziston fare inceneratori. Ndërsa Elbasani është një, kanë vënë diçka aty që është teknologji e viteve 70 dhe bashkia socialiste e Elbasanit refuzon ta marrë në dorëzim, këto kanë një pronar të vetëm.
Arian Çani: Ç’të keqe ka një pronar?
Lulzim Basha: Sepse i kanë marrë pa garë, i kanë marrë pa tendera, ska patur, ka patur një procedurë fiktive.
Arian Çani: Me oferte të pa… Po mirë po është e kundraligjshme kjo?
Lulzim Basha: Kjo Është në shkelje flagrante që nga mënyra se si është bërë. Domethënë brenda një dite me 16 dhjetor të vitit 2016, qeveria e Edi Ramês ka marrë 17 vendime. Në institucione janë përfshirë…ky është fakt.
Arjan Çani: Po dihet kjo gjë se është publike.
Lulzim Basha: Sa herë është mbledhur pêr pandeminë qeveria. Si ka mundësi qeveria mblidhet në një ditë, të gjitha institucionet angazhohen me 17 vendime, dhe bëhen gati të japin miliona euro një kompanie e cila nuk ka asnjë ditë përvojë në këtë punë, asnjë vit fare. Dhe koncesionin e ka marrë një ditë para se të regjistrohej si kompani. Pastaj kjo kompani vetë është bijë e kompanive të regjistruara me parajsa fiskale.
Arjan Çani: Guacka.
Lulzim Basha: Guacka, jashtë vendit. Pra që mos paguajnë tatime, mos ti merret vesh pronari, apo pronarët dhe thelbi i gjithçkaje që ka marrë 75 milionë euro të shqiptarëve dhe sbejnë asnjë punë.
Arjan Çani: Janë marrë 75 milionë?
Lulzim Basha: Janë paguar nga thesari i shtetit deri tani.
Arjan Çani: Dhe sa pritet të paguhen akoma?
Lulzim Basha: Në total përllogaritet një shumë prej 400 milione eurosh. Minimalisht.
Arjan Çani: Për 30 vjet.
Luzlim Basha: Sështë koncesion, sepse konecesion është kur ti ja kalon rrezikun privatit dhe merr benefitet si shtet

“Aferat e inceneratorëve do të hetohen”, tha sonte kreu i PD, Basha. Nga kryeministri deri tek ortaku I fundit do të vihen para drejtësisë. Këto janë afera mafioze, tha ai.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi publikisht se aferat e inceneratorëve do të hetohen deri në fund dhe përgjegjësit për këtë aferë mafioze do të vihen para drejtësisë.

Lulzim Basha: Të treja këto afera do të hetohen. Personat që janë përfshirë, nga kryeministri deri tek ministri më i thjeshtë dhe çdo ortak i sektorit privat do të vihen përpara drejtësisë.
Arjan Curri: I anuloni dot kontratat?
Lulzim Basha: Absolutisht, prej ditës së parë, me të gjitha mekanizmat ligjore që ka një shtet ligjor sepse janë kontrata të antiligjshme.
Arjan Curri: Në arbitrazh apo në gjykatë.
Lulzim Basha: Jo vetëm me arbitrazh, të jesh i sigurtë. Absolutisht këto janë afera mafioze. Po të them diçka për afera shumë më pak se kaq ka përfunduar në burg kryetari i bashkisë së Veronës dhe drejtori i ndërmarrjes…
Arjan Curri: Kam hallin e lekëve unë jo hallin e burgut të atyre.
Lulzim Basha: Degjo njëherë këtë që po them. Njëherë pyet si do t’i fusësh në burg pastaj hallin e këtyre. Arjan, me shumë rrespekt, nëse dëgjon fjalinë deri në fund do ta kesh përgjigjen, s’ke si ta marrësh përgjigjen. Është shumë e thjeshtë, pot ë them dhe njëher. Kryetari i Bashkisë së Veronës, drejtori i ndërmarrjes mëmë të “Eco Tiranës” janë arrestuar si anëtarë të ndraghetas. E di ti këtë?
Arjan Curri: E mora vesh pra e mora vesh. E di, e di.
Lulzim Basha: E more vesh. Një vend ku funksionon ligji, mafiozët e kanë të destinuar përballjen me drejtësinë.
Arjan Curri: E ka SPAK-u.
Lulzim Basha : Qofshin politikanë, qofshin kriminelë të rëndomtë.
Arjan Curri: Këtë e ka SPAK-u.
Lulzim Basha: Qofshin çfarëdo lloji.
Arjan Curri: Anullimi i kontratës më intereson.
Lulzim Basha: Tani do të them si do ta bëjmë ne.
Arjan Curri: Po. Kjo më intereson.
Lulzim Basha: Ka një parim ligji i anti-mafia dhe quhet ndiq paranë.
Arjan Curri: Po.
Lulzim Basha: Dhe unë e kam shpjeguar këtu disa here, se ne këtë parim të ligjit anti-mafia do ta zbatojmë për çdo kontratë koncesionare dhe PPP e cila është dhënë në shkelje flagrante të ligjeve dhe është dhënë në mënyrë korruptive siç është dhënë kjo. Si mendon ti që një kontratë që jepet pa garë, pa tender një kompanie me 1000 euro capital?
Arjan Curri: E rrëzon gjykata atë.
Lulzim Basha: Tani më fal një sekondë.
Arjan Curri: E rrëzon direkt gjykata se është dhënë në kundërshtim me ligjin.
Lulzim Basha: Ti dëgjo pyetjen pastaj jep përgjigjen. Që një kontratë që jepet pa garë, pa tender një kompanie me një mijë euro kapital..
Arjan Curri: E zgjidhë gjykata.
Lulzim Basha: Tani më falë një sekond.
Arjan Curri: E rrëzon direkt gjykata se është dhënë në kundërshim me ligjin.
Lulzim Basha: Ti dëgjo pyetjen, pastaj jep përgjigje, se nuk ka gjykatë në botë që ta rrëzojë këtë nuk ka. Se për ndryshe shkon ajo në gjykatë për ndjekje penale me mua kryeministër.
Arjan Curri: Si bëhet?
Lulzim Basha: Po, po kështu si them.
Arjan Curri: Po si bëhet?
Lulzim Basha: Si? Kështu si them unë, se këtë nuk ka shqipëtar që nuk e kupton komani…
Arjan Curri: Do i merrni paratë mbrapshtë domethënë? Kontrata vazhdon.
Lulzim Basha: Po ta dëgjosh do e marrësh përgjigjen.
Arjan Çani: Vetëm se ju kujtoj…
Lulzim Basha: Se ju e kërkoni përgjigjen dhe nuk prisni ta merrni. Një kompani me një mijë euro që bëhet një ditë para se të marri kontratën me një person që nuk i dihet ku i ka këmbët, që i ka të regjistruara të gjitha kompanit ofshorë, që merrë 75 miljonë euro nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ka bërë as 12% investime ku në faktë as ato nuk janë investime nuk ka prokuror sado të rëmdomtë mos ta çojë para drejtësisë, nuk ka gjykatë mos ta dënoj.
Arjan Curri: Iku e mora përgjigjen.
Lulzim Basha: Kaq e thjeshtë është.
Arjan Çani: Faleminderit Luli.
Lulzim Basha: Këtu është vullneti politik, dhe vullnetin politik nuk mund ta ketë ai që është kapur me preshë në dorë dhe që dje u demaskua si pronari i inceneratorëve Prandaj sillej ashtu ai, vetëm po të ishe pronar i inceneratorëve mund të sillesh ashtu ose përfitues direkt në aferë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY