FOTO & DETAJE/ Ja vrasësi i vëllait të drejtuesit socialist të Mirditës

FOTO & DETAJE/ Ja vrasësi i vëllait të drejtuesit socialist të Mirditës

60
0
Shares

Detaje të reja, janë zbardhur për dy autorët e vrasjes së vëllait të kreut socialist të njësisë së Kaçinarit në Mirditë. Aleksandër Bardhi u vra në orët e para të mëngjesit.
Policia thotë se ka arrestuar dy të rinj si autorë të dyshuar të vrasjes së 47-vjeçarit Bardhi, në Shëndëlli të Konispolit!
Arrestohen në flagrancë: Fernando Deda, 29 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli Konispol dhe Gj. A., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol.
Gjatë një pune hetimore të pandërprerë Policia e Sarandës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të larpërmendur, si autorët e dyshuar për vrasjen e shtetasit Aleksandër Bardhi, 56 vjeç, me banim në të njëjtin fshat.
fernando-deda-1Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Gj. A., Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit “Automatik” model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet të jetë arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen.
Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e mësipërm në fshatin Shëndëlli, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njeri­tjetrin kanë kryer veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, për motive të dobëta.
Gjithashtu, Policia bën me dije se shtetasi Fernando Deda, ka rezultuar person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale

kallashnjë armë zjarri automatik­model 56,
një krehër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
26 copë fishekë të tjerë të të njëjtit caliber.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY