Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Përparim në Peqin.
64 vjeçarja me iniciale Xh.B është përplasur nga drejtuesi i një automjeti “BMV” dhe ka ndërruar jetë.
Shoferi 43-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme proceduriale ndërsa grupi hetimor i cili ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit tragjik.
Informacion paraprak:
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,Peqin, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banuese në Librazhd, dhe për pasojë ka ndēruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/