Protestuan para kryeministrisë, procedohen penalisht dhe gjobiten 15 qytetarë, dalin detajet e...

Protestuan para kryeministrisë, procedohen penalisht dhe gjobiten 15 qytetarë, dalin detajet e akuzave

127
0
Shares

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Vjedhja”.

Burime nga policia bejne me dije se eshte kapur një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Policia ka bere arrestimin në flagrancë te shtetasit E.P., 24 vjeç, pasi ditën e djeshme ka vjedhur disa veshje në mjetin në pronësi të shtetasit G.H.

Gjithashtu nga verpimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.10.2020, ka dëmtuar xhamat e mjetit të shtetasit J.B, si dhe ka vjedhur disa vegla pune në servisin e shtetasit A. Ç.

Po nga policia, filloi procedimi penal ndaj 15 shtetas, pasi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë organizuar dhe protestuar në kundërshtim me masat anti-covid. Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit.

“Nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim K.B, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim”,-njofton policia.

Po ashtu, rreth orës 00:40, shtetasi A.Dh. dyshohet se dy persona të panjohur e kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku ai banon.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY