PD nuk ‘i ndahet’ inceneratorëve: Afera Rama-Ahmetaj-Veliaj, 25 mln euro për atë...

PD nuk ‘i ndahet’ inceneratorëve: Afera Rama-Ahmetaj-Veliaj, 25 mln euro për atë karabina dhe mal plehrash

149
0
Shares

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet sa i takon inceneratoreve, duke u ndalur sot tek ai i Tiranës.

Demokratja Jorida Tabaku shprehet se kjo eshte një vepër korrupsioni dhe stil mafioz i menaxhimit të mbetjeve. Ajo shton se për të paguar kompaninë në parajsë fiskale, Bashkia rriti 30% tarifën e pastrimit.

Tabaku thekson se kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës u krijua vetëm një ditë përpara se ta merrte këtë koncesion. Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncesion prej 130 milionë euro.

“Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro.

Këto shuma marramëndëse, këto shifra të jashtëzakonshme, janë të pakonceptueshme për qytyetarët, që sot vuajnë për bukën e gojës dhe për bizneset që sot ulin qepenat.

Por kjo është historia e trishtë e këtij inceneratori. Kostot e këtij inceneratori po i paguajnë qytetarët e Tiranës.

Paguajnë nga buxheti i shtetit çdo ditë.

25 milionë euro janë paguar për atë karabina atje e për atë mal plehrash, ndërkohë që do të paguhen edhe 400 milionë euro të tjera.

30% janë rritur tarifat e pastrimit për qytetarët e Tiranës, ndërkohë që edhe vetë Bashkia e Tiranës përveçse jep pagesa direkte për inceneratorin, paguan 29 euro për ton mbetjesh që depoziton këtu. Kjo histori e pastër korrupsioni dhe vjedhje ka një emër. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj”,-shprehet ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY