Gratë sfidojnë duke rrezikuar shëndetin, mjekët zbulojnë gjendjen e tyre në ditën...

Gratë sfidojnë duke rrezikuar shëndetin, mjekët zbulojnë gjendjen e tyre në ditën e dytë të grevës

121
0
Shares

Ka hyre dita e dytë e grevës së grave naftëtare të Ballshit, ndërkohë që kanë filluar edhe problemet e para të shëndetit.

Stafi mjekësor i spitalit të Ballshit ka mbërritur në ambientet ku do zhvillohet greva dhe pas disa ekzaminimeve kanë përcaktuar se të gjitha grevistet kanë shfaqur problem me ankthin.

Mjekja e Ballshit, Euugerta Avdulaj ka thënë për mediat se hipertensioni është një ndër problemet kryesore.

Të gjitha kanë problem me ankthin, me hipertensionin, çrregullimin e ritmit që vijnë nga fakti që kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë ndenjur në një mjedis të vogël së bashku.

Disa prej tyre vuajnë nga problem kronike shëndetësore, si hipertensioni, hipotensioni, problem metabolike si tiroidet, diabeti”, ka thënë Avdulaj.

Sipas mjekes rasti i djeshëm kur një nga gratë është paraqitur sërish në grevë, edhe pas problemeve të theksuar shëndetësore, është e papranueshme nga ana mjekësore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY