Basha rrezon Ramen me telefon ne Opinion, kjo eshte e verteta e...

Basha rrezon Ramen me telefon ne Opinion, kjo eshte e verteta e kontrates me BB per plehrat

138
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha nderhyri sonte ne emisionin Opinion ne nje debat me kryeministrin Rama duke shpjeguar nje projekt me BB per menaxhimin e mbetjeve ne Tirane kur ishte kryetar bashkie, projekt qe me pas u shkelmua nga qeveria Rama duke zevendesuar ate qe kishte vlere 1 milione euro me nje tjeter qe merr gati 20 fishin e kostos.

Me poshte eshte nderhyrja e plote e kryetarit Basha në Opinion:

Lulzim Basha: E gjitha ajo çfare ka thene aty eshte nje grumbull genjeshtrash. E verteta eshte si vijon: Ne vitin 2011, 11 vjet pasi e kishte lene Tiranen me plehra dhe gropa qe i vinte era deri te zyra. Ne vitin 2011 ish-kryebashkiaku I Tiranes Edi Rama beri nje memorandum me Banken Boterore me IFC-n per te hartuar nje studim per plehrat e Tiranes. Ne vitin 2011, pasi u largua nga Bashkia, bashkia e Tiranes nen drejtimin tim autorizoi nje studim fizibilitetiti, me bashke pakete me Banken Boterore dhe nga Bashkia e Tiranes qe Sharren e la ne mjerim 11 vite nga ish-kryebashkiaku i Tiranes te kishte nje trajtim sa me dinjitoz per qytetaret e Tiranes.

Blendi Fevziu: Ishte studim apo ishte propozim me pas I juaji qe ja kerkuat shtetit qe te ekzekutohet?

Lulzim Basha: Studimi I fizibilitetit konkludoi, i hartuar nga specialistet e Bankes Boterore, jo nga anetaret e bandes se Lushnjes, jo nga Mertiri qe bashke me Edi Ramen dhe Arben Ahmetajn jane pronaret e inceneratoreve, por nga Banka Boterore, studimi i fizibilitetit ekszistonte mundesia te ariheshin tre objective te Bashkise se Tiranes qe ne ja kishim vendosur. Objektivi i pare, brenda virit te pare, te gjithe kontenieret e plehrave brenda unazes se vogel te Tiranes te futeshin nen toke. Objektivi i dyte, brenda tre viteve te gjithe kontenieret e plehrave ne Bashkine e Tiranes qe ishin mbledhur, te ish-Bashkise se Tiranes te futeshin nen toke. Objektivi I trete, qytetaret e Tiranes te mos paguanin asnje qindarka me shume per taksen e pastrimit dhe me taksen e pastrimit qe paguanin atehere jo sot, Tirana do te kishte kontenier nen toke dhe nje trajtim ne landfillin e Sharres, por me praktika europiane.

Blendi Fevziu: 30 euro zoti Basha 10 vjet perpara?

Lulzim Basha: Letrat janë zyrtare janë në Bashkinë e Tiranës, janë dhe në kryeministri.

Blendi Fevziu: Po Rama nga kryeministria I ka marrë patjetër. A është a sështë shifra kjo?

Lulzim Basha: Shifrat janë këto që ju them unë. Qytetarët e tiranës nuk do të paguanin asnjë qindarkë, shteti shqiptar, qeveria shqiptare, pra taksapaguesit shqiptar në tërësi nuk do të paguanin asnjë qindarkë më shumë. Dhe Tirana do të kishte kontenier nën tokë në atë zonë të vogël.

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi kush I paguante, a ishte toni 30 euro pa TVSH?
Edi Rama: Po parat Vebiu do I paguante o Lul?

Lulzim Basha: I ke aty të gjitha. T’i bllokova se kishe në plan këtë që bëre. Ti theve një, marrëveshje me qeverinë Gjermane dhe me Greizën, prej 2 milion eurosh të taksapagueve gjerman, që kishin këshilluar Greizeja, ku ishte këshilluar që Shqipëria nuk ka nevojë për inceneratorë. Por mund t’I trajtojë mbetjet me landfillet të cilat duhet të mirëmenaxhohen.

Blendi Fevziu: Basha, po të pyes për çmimin, ma nxirr pak atë letrën që kishe sjellë. A ka qenë çmimi 30 tonë pa TVSH? 30 euro për ton pa TVSH?

Lulzim Basha: Jo, jo nuk fare. Ajo është një memo e brendshme midis departamenteve.

Lulzim Basha: Jo, jo. Nxirr raportin mos gënje. S’është ai raporti i grupit. Ti tregoi shqiptarëve se pse kur as taksapaguesit e tiranës nuk do të paguanin asnjë qindarkë më shumë taksën e pastrimit. Thuaju taksapaguesve shqiptar që nuk do të nxirrnin asnjë lekë dhe Tirana do të kishte kontenierët nën tokë. Brenda Unazës së Vogël, brenda një viti dhe brenda të gjithë qytetit të Tiranës brenda tre vjetësh. Dhe landfilli do të menaxhohej dhe e gjitha kjo me transparenc e financuar, i gjithë studimi i financuar nga Banka Botërore, se ti i vure shkelmin Bankës Botërore, studimit të Bankës Botërore dhe leverdia që do të kishte qyteti i Tiranës, me një projekt që vet doje ta nisje 11 vjet pasi kishe qenë në bashki. 11 vjet i le plehrat e bashkisë siç i le. 11 vjet e le Sharrën siç e le. U kujtove kur po ikje dhe prap nuk bëre asgjë. Dhe kur kjo përfundoi nën drejtimin tim, ti nuk e lejove, se ishe bërë kryeministër asaj kohe, sepse ti kishe këtë plan që po bën sot. Dhe sot në momentin që flasim 75 milion euro të shqiptarëve për tre incinerator me një pronar që i ka regjistruar me kompani guacka jashtë shtetit. Me një pronar me precedent penal, anëtar të bandës së Lushnjës. Këtë tregoju shqiptarëve. Ngaqë ti nuk doje që plehrat të trajtoheshin siç trajtohen në çdo vend normal, ti që kishe 11 vite në Tiranë dhe e le Tiranën ashtu siç e le.

Blendi Fevziu: Në vendet e tjera është më e lartë se në shqipëri. Kryeministri ka sjell një tabelë e cila tregon që në vendet e tjera kostoja e plehrave është shumë me lartë se në Shqipëri.

Lulzim Basha: Pse futesh në gjëra të tilla? Thelbi këtu është 75 milion euro të shqiptarëve i janë dhën një pronari të tre inceneratorëve, djegs të plehrave, mbledhjes së plehrave të cilët janë ndërtuar me lekët e shqiptarëve dhe të cilat janë të regjistruara në parajsa fiskale. Kush janë pronarët, kush janë përfituesit?

Blendi Fevziu: Vërtet kush janë pronarët zoti Rama? Njëri nga inceneratorët nuk ka pronar.

Lulzim Basha: Ajo zonja, se s’më kujtohet emri, e ka bërë BIRNI zoti Fevziu që është rrjeti i gazetarëve investigative i financuar nga Shetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. E ka bërë hetimin por se lënë atë zonjën aty të flasi prandaj vërsulen ashtu asaj.

Blendi Fevziu: E kam mbas shpinës time investigimin e BIRN-it.

Lulzim Basha: Për hetimin dhe hetimi ka trguar se këto para të gllabëruara nga krimi i organizuar në bashkëpunim me qeverinë e cila qeveria në një ditë ka marrë 80 vendime. Në një ditë të vetmë ka paguar 14 milion euro. Më lejo të them dhe diçka tjetër. Sot që e keni lejuar atë të shfaqje të turpshme se unë se kuptoj se sim und të çohet njeriu që kryeson qeverinë dhe t’i vërsulet gazetarëve duke thyer mqë ra fjala edhe distancimin social. Minimumi t’I thuash mos u afro aq se mund të kesh COVID dhe mund t’ja ngjisësh Robert Rakipllarit.

Blendi Fevziu: Po ja thash katër herë Basha, s’ke parë, si duket ta kanë thënë. Të lutem tani cito tamam dhe ti.

Lulzim Basha: Thelbi është ky, sot kjo shfaqje e shëmtuar tregon vetëm një gjë. Konfirmon hajdutërinë e kësaj afere, konfirmon gënjeshtrat nga fillimi deri në fund të të parit të qeverisë edhe për disa muaj dhe më e zeza e më të zezave për të cilën s’keni folur asnjë minutë është që këto miliona euro sot I mungojnë mbi 100 mijë shqiptarëve që kanë humbur vendin e punës, mbi 600 mijë pensionistëve që nuk kanë lekë ku të blejnë maskën që thotë do të gjobiten. Njerëzve që u ka premtuar 1 mijë euro dhe 500 euro infermierëve, bizneseve që po falimentojnë nga 50-60 biznese. Të gjitha këto sepse taksat e shqiptarëve i merr një mafioz i cili është i fshehur pas disa kompanive të mëdha dhe i bashkëndan me bashkëpushtetarët që janë Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY