Rama zhgënjen me denoncimin për Bashën, bllokon edhe gazetarët kur po publikon...

Rama zhgënjen me denoncimin për Bashën, bllokon edhe gazetarët kur po publikon shifrat e abuzimit me inceneratorët

334
0
Shares

Kryeministri Rama ia doli te bllokonte gazetaret ne studio e Opinion ne tv Klan,  Robert Rakipllari dhe Armand Shkullaku ndersa ata nisen te publikonin shifrat e abuzimit me parate e buxhetit qe u shpenzuan per 3 inceneratoret ne Tirane, Elbasan dhe Fier.

Ai u ngrit nga vendi dhe i vajti Rakipllarit tek karrigja e tij duke prodhuar spektakel e nderkohe relativizuar shifrat qe lexonte gazetari.

Me pas ai mori nen kontroll studion e emisionit opinion duke cekulibruar vemendjen e shikuesve ne momentin e diskutimit te abuzimit te qeverise dhe duke neutralizuar edhe moderatorin Blendi Fevziu.


Ne vinim Kryeministri  Edi Rama ka publikuar në emisionin “Opinion”, një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me konçensionin landfillin e Sharrës, në kohën që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë duke zhgenjyer pas premtimit qe dha ne mesdite se kishte shifra e fakte denoncuese per shefin e opozites.

Sipas Ramës, investimi prej 36 milionë eurosh parashikuar nga bashkia kir drejtohej nga Lulzim Basha, do t’i shkonte më pas privatit dhe ishte i gabuar nga pikëpamja logjike.

“Unë them konçensionin e Lulzim Bashës, i cili është angazhuar në një propzim për Sharrën. Tani vjen letra që i shkon Lulzim Bashës. Është e miratuar konçension, dhe aty ka diçka interesante.

Aty ka një shifër. Lulzim Basha propozon një konçension që do të ishte realizuar nëse ai nuk do të ishte larfguar nga aty ku qëndroi. Më saktë nëse nuk do të ishte larguar Saliu. Dhe propozimi i tij është që t’i japi privatit një investim kapital prej 36 milionë eurosh që do e bëjë shteti. Dhe ka shifrën aty që ëhstë 37 mijë lekë për tonë. Dmth faktikisht i bie 30 euro. Propozimi i Lulzim Bashës me një investim capital prej 36 milionësh dhe pastaj i jepet privatit.

Luzlim Basha ka dashur të bëjë një konçension që është i gabuar nga pikëpamja logjike, sepse ka dashur të japë para të shtetit dhe ta japë në menaxhim me tonë që i paguhen për shërbimin. Ndërkohë që me landfillin e Tiranës qeveria nuk paguan asnjë lek, është investim privat 100%”, tha Rama. /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY