Prindërit e vlonjatit të zhdukur:Foli për herë të fundit me nusen, e...

Prindërit e vlonjatit të zhdukur:Foli për herë të fundit me nusen, e kanë rrëmbyer shokët

124
0
Shares

Policia e Vlorës po heton për zhdukjen prej 4 ditësh të 40-vjeçarit Ermal Ngucaj,  një person me precedent penal për një konflikt lidhur me një gurore .

Për herë të fundit, Ermali ka kontaktuar me gruan e ti ditën e hënë në mbrëmje teksa i ka thënë “Po të ndërrohem, ik se ngatërrova rrugën” dhe i mbylli telefonin.

Prej atij momenti ai ka humbur gjurmët.

Fejzo dhe Mjaftime Ngucaj, prindërit e 40 vjeçarit, dyshojnë se djali i tyre është rrëmbyer dhe i kërkojnë policisë së Vlorës që të nisë kërkimet për gjetjen e djalit të tyre.

Mamaja e të humburit mendon që ai është prerë në besë e rrëmbyer nga shokët, ndërsa dyshon që mund ta kenë plagosur. Ajo vetë thotë të ketë folur me djalin që kur ishte në Itali e që nuk do e përballonte humbjen e djalit pasi kohë më parë kishte humbur dhe një djalë tjetër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY