Rikthehen masat drastike në Itali, pezullohet mësimi në shkolla e universitete

Rikthehen masat drastike në Itali, pezullohet mësimi në shkolla e universitete

193
0
Shares

Rritja e rasteve me koronavirus në ditët e fundit ka bërë që rajoni i Kampanjës, në Itali të rikthejë masat kufizuese parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Presidenti i rajonit, Vicenzo de Luca, i detyruar dhe nga shifrat në rritje të infektimeve ka vendosur  të mbyllë të gjithë aktivitetin shkollor në Kampanja deri më 30 tetor.

Masa kufizuese urdhëron që të ndalohet mësimi në të gjitha shkollat fillore e të mesme deri në fund të muajit, si dhe pezullimin e aktiviteteve didaktike e kalimit në online të mësimit.

Urdhri i ri i presidentit të rajonit përfshin dhe ndalimin e festave, ceremonitë fetare në vende publike të hapura e të mbyllura dhe grumbullimet në banesa.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY