Nëna e 13 vjeçares së përdhënuar: E kishim si të familjes. Na...

Nëna e 13 vjeçares së përdhënuar: E kishim si të familjes. Na tha që do na e fejonte vajcën

122
0
Shares

Përdhunimi i 13 vjeçares nga Vërshova e Pogradecit për 1 muaj nga Blerim Bizgjoni tronditi opinionin publik në Shtator të këtij viti. 13-vjeçarja qëndronte në shtëpinë e Bizgjonit pasi familja e saj jetonte në kushte të vështira ekonomike me të ardhura deri 50 mijë lekë në muaj.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” nëna e së miturës ka treguar që ishte vajza e Bizgjonit ajo që zbuloi gjithçka dhe e bindi 13 vjeçaren të dorëzohej në polici.

Nëna e vajzës tha që Bizgjoni i kishte thënë që donte ta fejonte vajzën me djalin e xhaxhait, ndaj nuk i shkonte në mendje që diçka e tillë mund të ndodhte.

Nëna e së miturës u shpreh “Ka qëndruar 1 vit atje, unë kam motrën në Kalivaç dhe ai e kishte marrë në punë. Erdhi në shtëpi e respektuam e qerasëm. Ajo ishte e shqetësuar, por nuk e tregonte, më thoshte mami jam mirë. I lutesha vajzës të më tregonte, më tha se pse nuk më ndihmuat kur kisha nevojë për ndihmë, shoqja i thoshte që çfarë i keni bërë babait, por ajo kishte frikë të tregonte. Shoqja i kishte zgjidhur duart e këmbët atë natë. Ajo është në Korçë, kam një muaj që nuk kam komunikuar.

Atij nuk do t’ia falim, na preu në besë. Ai na tha që donte ta fejonte me djalin e xhaxhait të tij. Ai i bleu veshje, boks, por pasi ndodhi denoncimi na i morën. Djali na tha që vajza të mbaronte shkollën e më pas ta merrte në Greqi. Ne nuk ishim dakord që vajza të fejohej, duhej të mbaronte klasën e 9-të, ai ishte djalë i mirë ishte punëtor.”

Bashkëshortja e Blerim Bizgjonit, i akuzuari për abuzim seksual, ka humbur aftësinë për të folur pas një aksidenti. Ajo mendohet të ketë qenë dëshmitare e rasteve kur abuzuesi e detyronte të miturën të shkonte pas mesnate në dhomën e tij.

E mitura gjatë denoncimit në polici ka zbuluar që autori kishte nisur ta abuzonte Ditën e Bajramit natë në të cilën e kishte mbajtur deri në 4 të mëngjesit. Ai e kishte kërcënuar që do e hidhte nga ballkoni dhe e përdhunonte vazhdimisht.

Vajza u shpreh se ka qenë nën presion e kërcënim të vazhdueshëm e nëse kjo situatë do vazhdonte do shkonte deri në vetëvrasje.

Ajo mori guximin të denonconte vetëm pasi arriti të siguronte kontakt me një oficer pòlicie.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY