Rama ‘harron’ maskën, por zbulon për herë të parë mënyrën si do...

Rama ‘harron’ maskën, por zbulon për herë të parë mënyrën si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë

92
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në një konferencë, platformën online “Deputeti që duam”.

Rama u shpreh se janë të mirëpritur në PS të gjithë të rinjtë dhe të rejat, në moshë e në ide, që shpresin interes për të bërë diçka më mirë për vendin e për qytetarët.

Të interesuarit të dërgojnë një CV të jetës profesionale dhe një letër angazhuese, që janë gjëra minimale për këtë sfidë. Ne do mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që vijnë nga të gjitha fushat e jetës.

Do mirëpresim të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë, por edhe në ide e dëshirë. ne duam që të jemi pranë njerëzve dhe të bëjmë sa më shumë shërbim ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve. Të interesuarit mund të aplikojnë online, janë të mirëseardhur që të shfaqin interesin e tyre. Të dërgojnë video, ku të thonë pse duan të marrin pjesë”, u shpreh Rama.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, lidhur me platformën “Deputeti që duam” Rama tha se kjo fazë e parë e vlerësimit, do të zgjasë për 45 ditë. Sipas Ramës, kjo është një nga tre fazat ku do të kalojnë socialistët për të qënë pjesë e listave në zgjedhjet e 25 prillit.

Ka mundësi të bëjë më shumë dhe duhet të kërkojë nga vetja cdo ditë e më shumë. Në kërkim të përditshëm për ta bërë më mirë punën, ka një vlerë të madhe edhe dëgjimi. Unë e kam një sistem të konsoliduar dëgjimi, që edhe si pasojë e eksperiencës e kam shumë funksional. Kryesisht është Facebook pasqyra kryesore, në whatsapp tim që është një hapsirë e jashtëzakonshme mesazhesh e për rrjedhojë gjithë farë mendjesh e mendimesh, dhe ky dëgjim specifik i anëtarësisë është një vlerë e shtuar për të kuptuar se cila është marrëdhënia, shkalla e lidhjes mes anëtarëve të PS dhe përfaqësuesve të tyre, cili është opinioni për përfaqësuesit tanë në qeveri.

Pas këtij cikli të parë, do hyjmë pak më thellë, por kjo fazë është edhe një fazë kolaudimi i një procesi të ri. Kodet personale të hyrjes në platformë i kemi dërguar me postë, kanë nisur të ndërveprojnë një pjesë e vogël, i kemi lënë vetes rreth 45 ditë për këtë cikël të parë, dhe me pas do të hyjmë në detaje të tjera. Kjo do të shërbejë për cështje specifike të zonave të komuniteteve dhe në përgjithësi të vendit.” u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/768507087047692/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY