“Me fjalë e shfaqje, nuk luftohet virusi”, Spahia-Manastirliut: Lëri fjalët dhe fillo...

“Me fjalë e shfaqje, nuk luftohet virusi”, Spahia-Manastirliut: Lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete

114
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë demokratike Bardh Spahia i është përgjigjur Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për çështjen e maskave.

Teksa ministrja publikoi sot një video solidarizuese, Spahia shprehet se pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video.

Ish-deputeti i ka kërkuar edhe njëherë ministres të marrë në konsideratë planin e opozitës ku mes të tjerash kërkohet shtimi i numrit të testimeve, maskat falas etj.

Pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video nga kolltuqet e ngrohta dhe të sigurta të ministrisë së shëndetësisë.

Prandaj, lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat.

Shtoni numrin e testimeve në të paktën 2500 në ditë dhe gjurmoni kontaktet!Furnizoni me maska falas 40% të qytetarëve që jetojnë me 4 dollarë në ditë!

Pajisni spitalet me aparate oksigjeni dhe medikamentet anti-Covid, me pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët!

Ofrojuni falas paketën e trajtimit ambulator qytetarëve të sëmurë që trajtohen në shtëpitë e tyre!Furnizoni me ujë 70% të shkollave që u mungon uji, me materiale higjenike!

Me fjalë, me shfaqje dhe me video nuk mbrohen dhe as shërohen qytetarët e sëmurë, as nuk ndalet përhapja e COVID”,-shprehet Spahia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY