Rama ndjek Bashën dhe e sulmon hapur: Pse kështu do të bëhesh...

Rama ndjek Bashën dhe e sulmon hapur: Pse kështu do të bëhesh kryeministër ti? Shqiptarët nuk kthehen tek plehrat

128
0
Shares

Pas akuzave të para pak minutave të kryetarit të PD, Lulzim Basha, sipas të cilit mafia e plehrave, e lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, po vjedh paratë e shqiptarëve në mes të pandemisë, vjen dhe reagimi i shefit të mazhorancës.

Përmes një postimi në Twitter, Rama, teksa bën ironi me konferencat e kryedemokratit, shkruan se, “sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen, aq më shumë do mërzitesh në 25 prill“.

Edi Rama: “Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY