Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka publikuar sot në rrjetet sociale fotografitë nga një stërvitje e përbashkët mes forcave ushtarake të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, që është ndoshta e para e këtij lloji mes dy vendeve dhe nuk ka se si të mos tërheqë vëmendje.
Në foto dallohet, që përveç forcave tokësore me armatimet përkatëse, janë përdorur edhe disa mjete motorike, të blinduara dhe jo vetëm.
Ministrja Kodheli ka njoftuar se “Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës – FSK dhe British Army” kanë zhvilluar “stërvitjen e përbashkët JoinEffort16 në Bizë, Shqipëri”.
Me siguri një stërvitje e tillë nuk do të ketë kaluar pa u pasqyruar më vëmendjen përkatëse në kabllogramet e ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë, sidomos të atyre të Rusisë, Serbisë e kështu me radhë. Po të mos ishte prania e ushrisë britanike, stërvitja mund të kishte shkaktuar jo pak polemika.
Ndërkohë që Shqipëria dhe Britania e Madhe janë dy vende, ushtritë e të cilave marrin pjesë në NATO, Kosova nuk e gëzon ende një status të tillë.
Megjithatë stërvitja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë, në pikat më të larta të së cilës mund të shihen mirë malet dhe fushat e Maqedonisë, është një sinjal i rëndësishëm bashkëpunimi reciprok.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/