Basha thirrje mediave: Mos censuroni lajmin për grabitjen me inceneratorë

Basha thirrje mediave: Mos censuroni lajmin për grabitjen me inceneratorë

152
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha është i pari që e ka respektuar vendimin e qeverisë për ta bërë të detyrueshme maskën në çdo ambient. Ai është shfaqur në konferencën e sotme me gazetarët me maskë, në ndryshim nga ditët e tjera, kur nuk e mbante një të tillë.

Duket se në heshtje, Basha ka zgjedhur që të pranojë vendimin e marrë nga qeveria, duke dhënë dhe shembullin e tij për qytetarët që e mbështesin dhe e përkrahin.

Nderkaq, sot para medieve ai ka këmbëngulur në thirrjet e tij drejtuar qeverisë për nevojën urgjente që ka mbështetja e qytetarëve në këto momente krize të shkaktuar nga pandemia.

Basha ka denoncuar me forcë faktin se paratë që duhet t’u jepen të papunëve, mjekëve, bizneseve që po falimentojnë po vazhdojnë të vidhen nga qeveria dhe të dërgohen për inceneratorët e plehrave.

Sakaq, ai iu ben dhe nje thirrje mediave, pas denoncimeve qe PD ka bere lidhur me inceneratoret.

Kjo bandë kjo strukturë kriminale, e përbërë nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Klodian Mërtiri, kanë kapur jo vetëm shtetin por edhe një pjesë të konsiderueshme të mediave. Vetë Ministria e Financave tregon se vetëm një përqindje e vogël është investuar nga kjo mafje në koncesionet e inceneratorëve. Edhe KLSH-ja ka publikuar deri tani se vetëm një pjesë e parave janë investuarv, ku ka shkuar pjesa tjetër.

I drejtohem strukturës antikorrupsion, i bëj thirrje SPAKU-t të nisë hetimet për afër 400 milionë euro të mafies së plerave. Kjo është Ministria e Financave, dokument zyrtat i qeverisë së Edi Ramës që tregon afërën korruptive të mafias së plerave.

“Plani me 5 pika, jo përpjekje për kredi politike, por adoptim i praktikave më të mira të rajonit. Plani me 5 pika, paratë e taksapaguesve për t’u përballur me krizën e thellë shëndetësore e ekonomike, jo për inceneratorët”,-shprehet Basha.

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 15 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY