Përplasje me armë dhe sherr për tavolinat në klubin ku këndonte Noizy

Përplasje me armë dhe sherr për tavolinat në klubin ku këndonte Noizy

48
0
Shares

Një tavolinë e rezervuar në zonën VIP të një lokali nate në zonën e Saukut është bërë shkak për përplasjen me armë mes disa të rinjve. Ngjarja ndodhi dje në orët e para të mëngjesit në Tiranë, para lokalit ku këndonte Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy.

Dy persona që dyshohet se u përfshinë në këtë konflikt u ndaluan nga shërbimet e Komisariatit nr.1, ndërsa personat që dyshohet se qëlluan me armë arritën të largoheshin me makinë. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se ngjarja ndodhi rreth orës 04:20 dhe njoftimi është dhënë në sallën e emergjencave nga banorët e zonës, të cilët i kanë shtëpitë shumë pranë lokalit ku ndodhi konflikti.

arena

Të frikësuar për atë që po ndodhte afër dritareve të tyre, banorët kanë nxituar të telefonojnë policinë, duke thënë se aty po qëllohej me armë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.1 e më pas edhe punonjësit e Njësisë “Shqiponja”. Para derës kryesore të lokalit janë gjetur 4 gëzhoja arme, që dyshohet se i përkasin një pistolete të përdorur nga autorët, që sipas dëshmitarëve janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Mercedez Benz”. Ndërsa gjatë ndjekjes, policia ka mundur të ndalojë një tjetër “Mercedez Benz”, duke shoqëruar dy të rinjtë që po largoheshin nga vendngjarja.

Sipas dëshmitarëve që janë marrë në pyetje nga policia para lokalit të natës ka pasur një përleshje mes disa personave, që ka zgjatur disa minuta. Më pas janë dëgjuar disa të shtëna me armë, që sipas Policisë kanë qenë në ajër dhe nuk ka pasur persona të plagosur. Menjëherë pas të shtënave, dëshmitarët kanë deklaruar se nga parkingu i lokalit janë larguar 4 automjete të ndryshme. Ndërsa vetëm dy makina janë identifikuar deri tani nga policia. Njëra është makinë ku janë ndaluar dy personat e dyshuar si të përfshirë në konflikt, shtetasit Elti Doçaj dhe Përparim Goxha, për të cilët ende nuk është marrë ndonjë masë nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY