Deputeti uron nga Kuvendi Berishën për ditëlindje: Ka lënë gjurmë më shumë...

Deputeti uron nga Kuvendi Berishën për ditëlindje: Ka lënë gjurmë më shumë se të gjithë ju këtu

270
0
Shares

Deputeti i opozitës në Kuvend, Lefter Maliqi ka uruar nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministrin Sali Berisha për ditëlindje.

Berisha mbush sot 76 vjeç, ndërsa para nisjes së interpelancës së thirrur nga vetë ai me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Maliqi përcolli urimet e tij.

Deputeti e uroi në shenjë mirënjohje, ndërsa shtoi se ka lënë gjurmë më shumë se të gjithë deputetët që ishin të pranishëm në Kuvend.

“Po e nis pak ndryshe këtë interpelancë sot. Meqë është ditë e veçantë në shenjë mirënjohje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, të liberalizimit të vizave, të bashkimit të kombit apo edhe investimeve të ndryshme të lëna gjurmë në Shqipëri. Sot është një ditë e veçantë për liderin historik të opozitës jashtë parlamentare, i uroj edhe 100 në shenjë mirënjohje. Ju mund ta keni në 1 prill, por të jeni të bindur se në shenjë mirënjohje janë të gjitha ato zona të Beratit që i bashkoi me qytetin. Kështu që gjurmët e tij janë shumë të më mëdha se të gjithë ju këtu, qoftë në politikë, qoftë në histori”, tha Maliqi.

Interpelancë do të jetë edhe kryeministri Rama, njëherësh edhe Ministër i Jashtëm, në interpelancë me deputetët Vasil Sterjovski dhe Ligoraq Karamelo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY