Skënder Brataj ka thënë sonte në Open lidhur me temën “Sa na mbron maska?” që ishte rritja e numrit të infektimeve ajo që ka çuar në shtrëngimin e masave.
Një shkak për rritjen e rasteve sipas Brataj, është hapja e shkollave.
“Trendi nuk është se filloi këto 2 ditë, po që kur filloi shkolla. Janë rritur ndjeshëm vizitat në shtëpi, numri i personave që bëjnë tamponët. Janë shifrat që na çojnë në këto shtrëgim masash.
Hapja e kinemave është e njëjta gjë si restorantet. Do të ruhet distancimi fizik, higjena, ajrosja, është njësoj si lokal nuk bën dallim.” u shpreh Brataj.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/