Ndërron jetë nga koronavirus drejtori i shkollës në Paskuqan

Ndërron jetë nga koronavirus drejtori i shkollës në Paskuqan

109
0
Shares

Një tjetër arsimtar ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Fatkeqësisht Dedë Malaj, drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, ka ndërruar jetë.

Lajmin është dhënë nga të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë postuar dedikime prekëse në rrjetet e tyre sociale.

Vëllai i tij shkruan: “Me hidherim te madh ju njoftojme se vllai jone Dede Malaj u nda nga jeta e parakohshme duke na lene te pikelluar ,nenen tone vellezrit,motren,bashkshorten,femijet e tij te dashur qe i donte aq shume,te aferm dhe gjithe shoqerine.Vella qofsh i parajses..”.

Ndërkohë dhe shkolla “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan ka shkruar në faqen zyrtare në Facebook:“Sot humbem nje shok te mire , baba te perkushtuar, e familjar model,nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles , e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dede Malaj !Ngushellime te sinqerta nga kolektivi,prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhimbje! Te qofte dheu i lehte!”

“Nuk ishte rradha jote per te ik nga kjo bote o shoku im Dede Malaj…Ishte heret,shume heret per te na lene..Ngushellime familjes,femijeve!!! Te qofte dheu i lehte o zot!!!E i pac lënë uratën fëmijëve.” shkruajn një nga miqtë e tij në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY