Vazhdon të rritet numri i infeksioneve dhe viktimave në Itali. Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 332 të infektuar, nga 5 901 që u regjistruan ditën e djeshme, duke e çuar në total numrin e përgjithshëm 372 799.
Fatkeqësisht betejën me koronavirus e kanë humbur 43 pacientë, dhe numri i viktimave ka shkuar në 36,289.
Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë se Shëndetësisë janë shtruar në terali intensive 25 pacientë të rinj. Numri total i të shtruarve terapi intensive është 539 persona, ndërsa të shtruar në spital me simptoma janë 5,470.
Rritje të rasteve të reja në sot u regjistruan në Lombardi, Campania dhe Veneto ndërsa rajoni me më pak raste pozitive në 24 orë është Bazilikata .
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/