Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur një konferencë ditën e sotme në të cilën ka paralajmëruar e kërcënuar Greqinë se do i japë përgjigjen që meriton lidhur me situatën në Mesdheun Lindor.
”Ne do të dijmë t’i japim përgjigjen që meriton Greqia dhe Qiproja greke. I kemi treguar të gjithëve që nuk do të ketë plan që nuk respekton të drejtat e vendit tonë dhe Qipros turke në Mesdheun Lindor.” – u shpreh presidenti turk.
Reagimi i anijes Turke Oruç Reis u rikthye për fushatën e saj të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor. Retorika e Erdogan ndryshon dita ditës ndërsa perëndimi mbështet Greqinë por BE pavarësisht paralajmërimeve të shumta nuk ka ndërmarrë sanksione për Turqinë.
Ditën e djeshme Erdogan theksonte se Turqia ka qëllime të mira, por sot deklaron se nuk do të sakrifikojë të drejtat e Qipros turke në Mesdheun Lindor.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/