Vdekja e policit në Kamëz, Basha i shpreh ngushëllimet familjes: Të hetohet...

Vdekja e policit në Kamëz, Basha i shpreh ngushëllimet familjes: Të hetohet ngjarja

57
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas aksidentit të djeshëm në Kamëz ku mbeti I vdekur një punonjës policie. Duke e quajtur një ngjarje tronditëse Basha I ka shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmëve të policit Ervin Haxhija.

“Ngjarje jashtë mase tronditëse ajo mbrëmë në Kamëz, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë, polici Ervin Haxhiaj. Dua të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha.

Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në cdo drejtim në vendin tonë si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.

Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës. Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri”, ka deklaruar Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY