VIDEO/Kapen me 30 emigrantë, pranga 2 të rinjve që drejtonin mjetin, dalin...

VIDEO/Kapen me 30 emigrantë, pranga 2 të rinjve që drejtonin mjetin, dalin detajet

103
0
Shares

Policia ka goditur dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Burimet bejne me dije se jane kapur  duke transportuar 30 emigrantë të paligjshëm 2 persona, te cilat jane vene ne pranga, ndersa shpallet në kërkim 1 tjetër.

Njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa i shpalluri në kërkim nuk iu bind urdhrit të Policisë.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. B., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, të cilët janë kapur nga shërbimet e Policisë pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Benz”, 29 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit nga 300 deri në 1300 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi M. B. rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, nga verifikimet e kryera rezulton bashkëpunëtor i dyshuar i 20-vjeçarit.

• Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi G. M., 44 vjeç, banues në Libonik, Maliq, i cili u kap nga forcat e Policisë pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit prej 200 euro, i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Qarku KorçëVijon operacioni policor i koduar "Perimetri".Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.U kapën duke transportuar 30 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.Njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa i shpalluri në kërkim nuk iu bind urdhrit të Policisë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Maliq dhe Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: • M. B., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, të cilët janë kapur nga shërbimet e Policisë pranë vendit të quajtur "Tyrbja e Gocës", Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip "Benz", 29 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit nga 300 deri në 1300 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi M. B. rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, nga verifikimet e kryera rezulton bashkëpunëtor i dyshuar i 20-vjeçarit. • Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi G. M., 44 vjeç, banues në Libonik, Maliq, i cili u kap nga forcat e Policisë pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Benz", një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit prej 200 euro, i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim, "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 14 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY