Nga nesër maskat me detyrim, del protokolli: Ja rregullat dhe vlera e...

Nga nesër maskat me detyrim, del protokolli: Ja rregullat dhe vlera e gjobës

161
0
Shares

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, në një dalje për mediat ka sqaruar, një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit, se ku, kur dhe kush duhet të mbajë maskë anti-Covid.

Sipas saj, ata qël kapen në rrugë pa maska gjobiten me 3 mijë lekë të rinj, ndërsa nëse shkelja përsëritet gjoba do të jetë 5 mijë lekë të rinj.

Përveç maskave mjekësore, barrierat mbrojtëse mund të jenë prej tekstili ose materiali tjetër.

Maska parandalon përhapjen e stërklave. Maska duhet të shikohet si një masë plotësuese dhe jo zëvendësuese e higjienës dhe distancës. Maska duhet të mbulojë fytyrën. Duhen dezinfektuar duart. Maska nuk duhet të preket kur vendoset. Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjeve pas heqjes. Mund të lahet me larës të zakonshëm. Maska duhet pasur gjithmonë me vete”,-thuhet ne protokoll.

Ja kur maska bëhet e detyrueshme:

Në të gjitha mjetet e transportit publik

Në të gjitha vendet e hapura, si park apo shesh

Gjatë aktivitetit në punë, në të gjitha institucionet publike dhe jopublike

Teatër, Kinema, Biblioteka etj

Në hyrje-dalje nga banesat

Në ashensor

Përpara dhe pas konsumimit të ushqimeve në bare dhe restorante

Në motorçikletë kur merr një person jot ë familjes.

Nëse je duke ui kujdesur në shtëpi për një person të prekur me Covid-19.

Në të gjitha institucionet fetare

Për të gjithë ish të prekurit me Covid-19

Në institucionet arsimore dhe ato të përkujdesit shëndetësor.

Para hyrjes dhe daljes në klinikat dentare.

Nga persona që nuk flasin ose dëgjojnë

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY