Ish-deputeti Luan Baçi eshte ndalur tek tre greviste te cilet prej me shume se 10 ditesh jane duke qendruar pa ngrene dhe te mbyllur ne kerkim te se drejtes se tyre.
“Grevistet jane ne situate ekstreme. Kerkesat e naftetareve nuk po degjohen nga qeveria hajdute. Rama hesht qellimisht.
Taulant Yzeiraj Eduart Haxhia Aleksandr Sulaj. 3 nga 10 grevistet qe jane ne greve urie prej 16 ditesh.
Askush nuk interesohet per ta, jane lene ne harrese ashtu si jane lene prej muajsh dhe prej vitesh tashme nga rilindasit e korruptuar te Rames. Çdo kerkese e tyre bie ne vesh te shurdher. Ne menyre te qellimshme, Rama hesht, Qeveria hesht, Deputetet e qarkut Fier heshtin turpshem, pushteti lokal hesht”,-shkruan ish-deputeti.
Sot, Naftëtarët e Ballshit kanë hapur me forcë portën e Uzinës duke kaluar kordonin e sigurisë të krijuar nga policia private.
Pasi kanë mundur të hyjnë me forcë, ata kanë ecur drejt godinës ku do të kërkojnë librezat e punës. Ndërkohë në hyrje të godinës janë vendosur efektivët që nuk lejojnë naftëtarët të futen në ambientet e brendshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/