Meta rishpall procedurën e aplikimit për plotësimin e pozicionit vakant në Gjykatën...

Meta rishpall procedurën e aplikimit për plotësimin e pozicionit vakant në Gjykatën Kushtetuese

87
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta pas njoftimit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në datën 24 shtator 2020 ka rishpallur ditën e sotme procedurën e aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “vakancë e parakohshme”, pas përfundimit para kohe të mandatit të një prej ish-gjyqtarëve që në 7 shkurt të vitit 2018.

Është e treta herë që shpallet thirrja për plotësimin e këtij vendi vakant, pasi kandidatët që shprehën interes në dy procedurat e mëparshme ose janë tërhequr gjatë garës, ose nuk janë kualifikuar nga KED gjatë procesit të verifikimit të tyre, duke e bërë të pamundur sigurimin e një numri të mjaftueshëm kandidatësh për ushtrimin e të drejtës së emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese në vendin vakant.

Afati i paraqitjes së kërkesës për këtë vend vakant është nesër, data 14 tetor 2020.

Presidenca bën thirrje publike dhe inkurajon të gjithë juristët me integritet, pjesë e sistemit të drejtësisë ose jo që plotësojnë kushtet e kandidimit që të aplikojnë për pozicionin në Gjykatën Kushtetuese.

Pas përfundimit të procedurës së aplikimit, lista e kandidatëve aplikues dhe dokumentacioni shoqërues i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësim sipas ligjit.

Presidenca thekson se për juristët me integritet, edhe sikur 1 ditë të vetme të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese është vlerë e shtuar në karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY