David Nabarro nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tha në një intervistë për BBC që karantinat kombëtare të kufizuara në kohë janë “mjeti i fundit” për të trajtuar rritjen e rasteve.
Gjatë intervistës Nabarro tha se qeveritë duhet të vënë në zbatim të gjitha masat që njihen për efikasitet.
“Kur bëhet fjalë për sjelljen e njerëzve kemi një kombinimi të distancimit, maskave të fytyrës, higjienës dhe vetë-izolimit për të mbrojtur të prekshmit,” tha Nabarro teksa shtoi “Kur bëhet fjalë për atë që bën shteti, është një kombinim i provave, gjurmimit të kontakteve, izolimit dhe aftësisë për t’u marrë me vatrat kur ato krijohen.”
Nabarro tha gjithashtu se Covid-19 po bëhet një sëmundje e njerëzve të varfër e të pafavorizuar, prandaj u duhet kushtuar vëmendje atyre që kanë më pak burime.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/