Basha ngre alarmin: Kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë...

Basha ngre alarmin: Kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet janë plotësuar 100%

115
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar sot në mesditë se në të dy spitalet COVID të vendit, kapacitetet janë shteruar dhe se sistemi shëndetësor shqiptar tashmë ka hyrë në kolaps.

“Konferenca e sotme për shtyp – tha Basha, – do të nisë me një lajm të publikuar dje nga Zëri i Amerikës, që tregon për precipitimin e rëndë të situatës së pandemisë, infeksioneve, një rritje preh 15% të infeksioneve ndërkohë që numri i testimeve ka rëne.

“Siç kemi paralajmëruar, shtatori dhe tetori do të përkonin me një përballje më agresive dhe Shqipëria u gjend e papërgatitur dhe pasojat i paguan njerëzit, personeli shëndetësor dhe ekonomia. I është rikthyer ritualit të dërrdëllitjeve, po sa i përket Covidit- ka vetëm një fjalë, ‘Vini maskën!’. Nuk ka asnjë plan. Ka njofotuar paketën e tretë po nuk ka paketë të tretë. Ka braktisur detyrën elementare të qeverisë , mbrojtja e shëndetit të njerëzve.  Sot, është Zëri Amerikës që e thotë se infektimet janë rritur e testimet kanë rënë. Kjo është neglizhencë kriminale, është për ndjekje penale. Do ketë kohë edhe për këtë. Të lerë bredhjet si Robert Camcakëzi nëpër kantjerë e të marrë përgjegjësitë.” u shpreh Basha.

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 13 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY