Rama tregon se në Shqipëri janë ulur vrasjet, Strazimiri: Për Merkelin, nuk...

Rama tregon se në Shqipëri janë ulur vrasjet, Strazimiri: Për Merkelin, nuk është strategji thënia “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”

139
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka publikuar një grafik të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit tregon se vrasjet në Shqipëri kanë njohur ulje.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523/10158231331751523/?type=3&theater

Strazimiri shprehet se Rama me këtë grafik i bën karshëllëk kancelares Angela Merkel, duke shtuar se për Gjermaninë, nuk është strategji thënia “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Një ditë pasi Kancelarja Merkel i telefonon dhe në emër të integrimit i kërkon të luftojë krimin e organizuar, ky mashtrimi i zakonshëm me “uljen e numrit të vrasjeve” merr përmasa karshillëku ndërkombëtar…

Them karshillëk, sepse ky e di që edhe Kancelarja Merkel e di, pasi këtu veç ambasadës ka edhe ca duzina oficerësh të Bundeskriminalamt të instaluar në Tiranë, pikërisht se ky është bërë njësh me krimin.

Për Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë, “hëngshin kokat e njëri-tjetrit” nuk është as strategji e as luftë kundër krimit.

Për Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë, të llogarisësh 3 të vrarë si 1 vrasje të vetme, është mashtrim i ulët.Ky karshillëk prej mashtruesi ordiner,  tregon se sa seriozisht e ka, dhe pse nuk e do integrimin….

Mafia dhe integrimi nuk shkojnë bashkë, kanë agjenda të kundërta!Kancelarja Merkel dhe Gjermania po bëjnë të pamundurën që ne të integrohemi”,-shkruan Strazimiri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY