Nuk ka kthim pas/Liga Profesioniste merr vendimin, UEFA dhe FIFA në mbështetje...

Nuk ka kthim pas/Liga Profesioniste merr vendimin, UEFA dhe FIFA në mbështetje të tyre

104
0
Shares

Liga Profesioniste e Futbollit vendos të vijojë bojkotin. Lajmin e jep vetë presidenti i Ligws, Edvin Libohova. “Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim“, është shprehur Libohova.

Klubet e Superligës janë mbledhur paraditen e së hënës dhe kanë vendosur të qëndrojnë stoik ndaj kërkesave që i kanë bërë qeverisë.

Vendimi u mor pas një mbledhjeje të zhvilluar në “Air Albania” ku përveç presidentëve të klubeve të futbollit merrte pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe shefi i garave në këtë institucion Marjus Sulejmani.

Kryeministri Edi Rama, në një dalje publike të para pak ditëve, injoroi kërkesat e klubeve duke mos ofruar asnjë zgjidhje, ndërsa bojkoti i tyre është mbështetur edhe nga UEFA dhe FIFA.

4 kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit:

Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet, sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt.

Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

//DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY