Çifti gjendet i masakruar, mediat greke: I dyshuar për vrasjen ish-partneri shqiptar...

Çifti gjendet i masakruar, mediat greke: I dyshuar për vrasjen ish-partneri shqiptar i ukrainases

209
0
Shares

Greqia u zgjua e tronditur nga një krim pasioni, pasi një grua me origjinë ukrainase dhe partneri i saj grek u gjetën të vrarë brenda shtëpisë së tyre në Loutraki, ndërsa mediat greke shkruajnë se i dyshuar për krimin është një shqiptar.

Policia hyri në shtëpinë e gruas nga Ukraina dhe gjeti të dy trupat të shtrirë për tokë në një pellg gjaku, të zhveshur dhe të masakruar me thikë. Sipas medieve, ukrainasja ishte më parë e martuar me një biznesmen të njohur nga Mykonos dhe kishte një vajzë 20-vjeçare. Burri që u gjet i vrarë në krah të saj ishte një biznesmen nga Loutraki.

Trilleri filloi mesnatën e së dielës kur një zjarr shpërtheu dhe një makinë “Toyota” e parkuar u përpi nga fjalët.  Hetimi zbuloi se makina i përkiste 45-vjeçares nga Ukraina, e cila është e divorcuar me biznesmenin me të cilin kishte vajzën.

E ndërsa autoritetet po e kërkonin gruan, një fqinje e njoftoi policinë se pa që te dera e përparme e shtëpisë së saj kishte gjak. Policia trokiti, por askush nuk e hapi dhe më pas e hapën dhe u përballën me trillerin.

Sipas informacioneve të fundit, autoritetet e policisë, të cilat po kryejnë hetime të gjera për vrasjen, po kërkojnë ish-partnerin, me origjinë shqiptare, të gruas 45-vjeçare” shkruajnë mediat greke.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY