“Rama nuk genjen dot me xhonglere dhe gaztore”

“Rama nuk genjen dot me xhonglere dhe gaztore”

91
0
Shares

“Sado gaztorë e zhonglerë të nxjerrë në rrugë dhe në ekrane Edi Rama, nuk gënjen dot sipërmarrësit që po falimentojnë dhe shqiptarët që humbasin vendin e punës“, deklaroi Belind Kellici.

Deklarate e PD:

Sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për premtimet për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për taksim të ndershëm, për legalizime falas, për rritje të pagave për mësuesit dhe mjekët dhe për biznesin e vogël ai nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë dhe shpife me shpresen se qyetetaret do te harrojne varferine dhe hallet.

Por ç’e do që studentët e dinë se duhet të paguajnë tarifa më të larta sivjet dhe buxheti i familjes u është varfëruar. Tallavaja e vemjes nuk i ben prinderit te harrojnë se akoma nuk kanë blerë dot librat e fëmijëve dhe s’kanë lek t’u blejnë as maskën dhe dezinfektantin kur shkojnë në shkollë.

Sado gaztorë e zhonglerë të nxjerrë në rrugë dhe në ekran Edi Rama, nuk gënjen dot sipërmarrësit që po falimentojnë dhe shqiptarët që humbasin vendin e punës çdo ditë të qeverisjes së tij.
Sikur Rama të punonte me të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte zbrazur çdo ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY