AXHENDA/Nga vlerësimi për ministrat te ndryshimi i kryesisë dhe sekretarëve, çfarë pritet...

AXHENDA/Nga vlerësimi për ministrat te ndryshimi i kryesisë dhe sekretarëve, çfarë pritet të vendosë sot Asambleja e PS

123
0
Shares

Socialistët do të mbledhin sot Asamblenë Kombëtare, e dalë nga kongresi i 29 shkurtit, nga ku do të zgjidhet kryesia dhe sekretariati i ri i PS.

Për shkak të pandemisë COVID-19, Asambleja do të zhvillohet në orën 15:30 tek Amfiteatri i Liqenit dhe do të nisë me fjalën e Kryeministrit Edi Rama, për të vijuar më pas me propozimin e zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë.

Asambleja është shtyrë për shkak të pandemisë që nga muaji mars, por afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme nuk mund ta çonte PS-në në zgjedhje me kryesinë dhe sekretariatin e vjetër, një pjesë e të cilëve mundet të mos jenë kandidatë për deputetë.

Një nga pikat më të nxehta të mbledhjes së sotme të Asamblesë Kombëtare është dhe votimin i mbi 350 anëtarëve të saj për të zgjedhur kryesinë dhe sekretariatin e ri të saj, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo institucione të tjera.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY