Replika të forta/Meta vijon të sfidojë Ramën: Dil në përballje, merr edhe...

Replika të forta/Meta vijon të sfidojë Ramën: Dil në përballje, merr edhe përforcime me vete!

122
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta sfidon për të dalë në debat kryeministrin Edi Rama. Pas replikave të shkëmbyera sot në mëngjes në rrjetet sociale, ka ardhur dhe deklarata e dytë nga Kreu i Shtetit me tone më të forta. Meta i drejtohet kryeministrit Rama me fjalët ‘dil në përballje ose largohu!’.

Sipas tij, ‘kryeministri në detyrë’ mund të marrë edhe përforcime me vete.

Teksa Meta iu drejtua mëngjesin e sotëm me një mesazh Asamblesë së PS-së, Rama e pyeti sërish se çfarë borxhi i ka Shqipëria “që duron shkallimet e tij të përditshme që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi”.

Reagimi i Presidentit vjen pas përgjigjes së kryeministrit Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku shkruan se: Shqipëria nuk i ka borxh Presidentit që të durojë shkallimet e përditshme.

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, shkruante Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY