Meta mesazh Asamblesë së PS: Rama ka marrë peng partinë! Jap dorëheqjen...

Meta mesazh Asamblesë së PS: Rama ka marrë peng partinë! Jap dorëheqjen nëse vërteton se kam takuar personazhe të botës së krimit!

98
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh Asamblesë së PS-së pak orë para mbledhjes së saj.

Meta shkruan si ish-themelues se ndihet krenar për kontributin edhënë për modernizimin e kësaj force teksa thotë se ka hyrë në PS kur nuk shkonte asnjë i ri dhe kur Edi Rama hidhte baltë të zezë mbi socialistët.

Madje presidenti shkruan se PS e mori refugjat Ramën dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, ndërsa sot e ka marrë peng këtë parti.

Ndërkohë sa i përket akuzave të kryeministrit Edi Rama se ka takuar skutave subjekte të OFL-së, Meta e sfidon të tregojë emrin, skutën dhe orën kur e ka takuar dhe nëse kjo ndodhë do të japë dorëheqjen.

Ndërkohë Kreu i Shtetit ka dhe një paralajmërim.

POSTIMI I PRESIDENTIT

MESAZH DREJTUAR ASAMBLESË SË PARTISË SOCIALISTE
Të dashur shoqe dhe shokë socialistë,

Po ju drejtohem si një prej ish-themeluesve dhe ish-anëtarëve të parë të Partisë Socialiste, që ndihet krenar për kontributin e dhënë, jo vetëm për modernizimin e kësaj force politike, anëtarësimin e saj në Internacionalen Socialiste, por edhe për arritjet e sukseset saj në vite, veçanërisht për miratimin me Referendum të Kushtetutës në vitin 1998.

Unë hyra në Partinë Socialiste, atëherë kur nuk shkonte asnjë i ri dhe kur Edi Rama hidhte baltë të zezë mbi socialistët dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Është ky individ, të cilin PS e mori nga refugjat dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, i cili sot ka marrë peng këtë parti dhe po e keqpërdor stemën e PS-së për të bllokuar integrimin e Shqipërisë.

Ju e dini shumë më mirë se unë, se si ky njeri i papërgjegjshëm, përjashtoi nga kjo parti profesorët dhe intelektualët më të spikatur të vendit, për t’i zëvendësuar ata me trafikantë dhe kriminelë, të cilët ju skuqin sot nga turpi.
Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së.

I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së krimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen.
Përndryshe, nëse nuk e bën këtë gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, jam i detyruar të merrem çdo ditë me të dhe t’u faktoj shqiptarëve lidhjet e tij të tmerrshme me botën e krimit, dëmet ndaj çështjes kombëtare, dhe nuk do t’i ndahem derisa ta përzëmë së bashku edhe nga Partia Socialiste.

Çdo ditë do e ftoj në debat televiziv, në çdo studio që do zgjedhë ai, dhe me çdo gazetar që preferon aiNë pritje të reflektimit!Të dashur shoqe dhe shokë socialistë,
Ju uroj suksese në punimet e sotme të Asamblesë së PS.
I juaji si gjithmonë,
Me korrektesë dhe mbajtje fjale
ILIR META

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY