Greva në ditën e 13-të, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve niset me...

Greva në ditën e 13-të, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve niset me urgjencë në spital

113
0
Shares

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit.

Sipas infomacioneve të para, Dautaj ka shfaqur shqetësime shëndetësore.

Vetëm ditën e djeshme naftëtarët e Ballshit morën vendimin drastik, duke refuzuar shërbimin mjekësor dhe mediat të futeshin në ambientet e grevës. Ishte Sokol Dautaj ai që mbylli derën me kyç, si dhe njoftoi mediat për këtë vendim.

Në gjendje të vështirë shëndetësore ndodhen edhe 9 grevistët e tjerë të urisë të cilët vazhdojnë të jenë të ngujuar në mjediset e qendrës shëndetësore të uzinës.

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë të marrin rrogat e prapambetura për vitet e fundit nga puna në rafineri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY