Shqiptari plagos etiopianin në Itali, arrestohet në kafene

Shqiptari plagos etiopianin në Itali, arrestohet në kafene

58
0
Shares

Një shqiptar 36 vjeçar në Itali është arrestuar në një kafene në Massa Lombarda, në provincën e Ravenës pasi u akuzua për vrasje në tentativë.

Sipas raportimeve të mediave italiane shqiptari ka plagosur një 22 vjeçar etiopian për motive të dobëta me disa goditje me thikë në bark në mbrëmjen e 28 gushtit në qendrën sociale “Zolino”, Imola.

22 vjeçari u transportua menjëherë me helikopter në spitalin Maggiore në Bolonjë ku përveç dëmtimeve të shumta ishte diagnostikuar me një vrimë pulmonare dhe ishte shtruar me prognozë konfidenciale ndërsa shqiptari u arrestua ditën e djeshme rreth orës 16:00.

Gjatë momentit të arrestimit karabinierët i gjetën shqiptarit kartmonedha false 20 euroshe. Më pas gjatë një kontrolli të bërë në banesën e tij ku bashkëjetonte me partneren 31 vjeçare u gjetën një kartë identiteti, kartë shëndetësore, kopje e një kontrate telefoni në emër të një personi tjetër dhe një biletë udhëtimi me autobus nga Bolonja në Bruksel të datës 10 shtator 2020. Sipas grupit hetimor provat e gjetura në banesën e shqiptarit mund të provojnë që ai ka tentuar të largohet në Belgjikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY